Edi Rama u kërkoi deputetëve në Kuvend që të vendosin maskën. Para se të niste fjalën nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se tashmë vendosja e saj është bëtrë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe se Kuvendi duhet të japë shembullin.
“I dashur Halit vëre maskën, zonja Hajdari të lutem vendos maskën. Maska është tanimë e detyrueshme në ambiente të brendshme.
Kur unë shfaqen në rrugë pse jam pa maskë, në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe mos kontaktimi me shtrëngim duarsh me të tjerët. Ndërsa në mjediset e mbyllura maska është e detyrueshme.
Edhe Kuvendi duhet të japë shembullin, zonja Hajdari nuk po e bën, ndoshta Kuvendi duhet tua vendosë në dispozicion. Unë e kam, por kur flitet nuk ka nevojë sepse jemi në distancë”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al