Impianti i ri i Bovillës/ Rama: Tirana 24 orë me ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në impiantin e ri të trajtimit të ujit të pijshëm në Bovillë ku ka bërë me dije se falë këtij investimi do të dyfishohet furnizimi me ujë të pijshëm në Tiranë.

Kryeminsitri Rama tha se deri në 2013 mesatarja e furnizimit me ujë të pijshëm për zonat urbane ishte 7 orë në ditë, ndërsa vetëm 7 zona urbane kishin ujë 24 orë. Ai premtoi se deri në shtator të 2021 do të jenë 62 zona urbane që do të kenë ujë të pijshëm në 24 orë të ditës.

”Një kompani italiane që ka vendosur gurin e parë në këtë projekt që ka zgjatur thuajse 30 vite. Kompania italiane kam pasur nderin ta njoh pronarin e saj, një puliez, i cili nëse nuk do fliste italisht do shfaqet fizikisht si një vlonjat tipik. Fakti është që në vitin 2013 numëroheshin në nivel kombëtar, në zonat urbane që janë dhe zonat edhe të mbipopulluara në një pjesë të rëndësishme të ndryshimeve demografive, 7 orë/ ujë furnizim në ditë. Jo 700 vjet më parë, as 70 as 17, por 7 vjet më parë. Ne e nisëm këtë si me rrugët.

Por me rrugët jemi mësuar të flasim më shumë. Me rrugët është bërë më shumë propagandë se janë falsifikuar e gënjyer më shumë, janë bërë më shumë shirita, tendera etj. Pasi kemi bërë analizën për situatën e ujit në Shqipëri. Ka pasur 28 strategji kombëtare para vitit 2013 për ujin në Shqipëri.Ne sot jemi në kushtet kur po investojmë në 55 zona urbane. Nga 7 zona që deri në 2013 numëroheshin si zona plotësisht të furnizuara me ujë. Faktikisht në 50 zona urbane mbeten jashtë listës së përgjithshme, vetëm 7 të tjerë. Ne shkojmë në 62 zona urbane të Shqipërisë që do furnizohen me ujë në 24 orë deri në shtator të 2021. ”– tha Rama.

Lexo edhe :  "Në PD duhet analizë për 11 majin", Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Ndërsa Veliaj nga ana tjetër tha se tashmë me impiantin e ri të trajtimit të ujit në Bovillë 62% e Tiranës do të ketë ujë të pijshëm përfshi zonat si Kinostudio dhe Kombinat.

‘’Tërmeti i nëntorit tregoi edhe njëherë se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve. Ndaj, me dyfishimin e furnizimit me ujë në Bovillë dhe rritjen e kapaciteve te filtrimit që e çojnë në 24 orë ujë të pijshëm në ditë për 62 për qind të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të nisë një aksion të gjerë për heqjen e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetit e banorëve që jetojnë në këto objekte.

Dua të njoftoj të gjithë administratorët e pallateve që do të fillojmë të qërojmë pallat më pallat për t’u siguruar që fillon heqja e depozitave për dy arsye: Së pari sepse kemi ujë 24 orë në këtë pjesë të madhe të Tiranës dhe arsyeja tjetër sepse pas tërmetit mësuam që gjithë këto pesha që i mbingarkohen pallateve tashmë të amortizuara nga koha apo improvizimet që kanë pasur ndër vite, meritojnë të lehtësohen.

Dhe sot kemi kaluar disa vendime të rëndësishme për pallatet e Kombinatit dhe besoj se edhe për ata që prej tërmetit kanë pasur merak depozitat, ardhja e Tiranës në një pjesë të madh të saj me 24 orë ujë është një lehtësim dhe për depozitat e tarracave në Tiranë. Ne do të fillojmë një punë me të gjithë administratorët e pallateve që pasi t’ju provojmë që në rubinetet ka ujë 24 orë ose të paktën në hyrje të pallatit ne të adresojmë çështjen e depozitave apo dhe çështjen e pompave’’– tha Veliaj./Re,Gu/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV