“Koalicionet të hiqen vetëm me referendum”, Rama-Metës: Me zakon e me karton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të prerë Presidentit të vendit, Ilir Meta, i cili theksoi vetëm pak më parë se ndryshimi i sistemit bëhet vetëm me referendum.

Me një shënim në Twitter, Rama thekson se “Askund nuk bëhet referendum për këto çështje”.

“IM thotë ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje.

Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë, as koalicionet s’do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”,shkruan Rama.

Më herët në konferencën për mediat Presidenti Ilir Meta u shpreh se vetëm me referendum mund të vendoset hapja e listave. “Duan ta heqin, ja ku është presidenti le të vijnë, edhe populli këtu është, më thonë nga 2 marsi shpërndaje, shpërndaje (parlamentin).

Ti thërrasin mendjes, se koalicionet i ka vendosur populli shqiptar. Duan ta bëjnë pa koalicione ta vendosin në referendum. Nga ana ime nuk ka asnjë pengesë, por le të vendosë populli. Sovraniteti i takon popullit”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV