Lëshonin libreza shëndetësore në mënyrë abuzive, arrestohen 11 zyrtarë me urdhër të SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa muajsh hetime të SPAK në bashkëpunim me sektorin kundër korrupsionit në policinë e Tiranës kanë rënë në pranga 11 zyrtarë.

Dy në masën e sigurisë “arrest me burg” dhe 9 ne arrest shtëpie për akuzën “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publik” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se këta punonjës lëshonin libreza shëndetësore në mënyrë abuzive me qëllim punësimin.

Zyrtarët e arrestuar janë nga këtë institucione si: Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe qendra shëndetësore të ndryshme në Tiranë.

Ndërkohe janë pezulluar nga detyra e shërbimit publik tre persona të cilët aktualisht vijojnë te jene ne hetim për veprat penale te sipërpërmendura.

Personat e hetuar: 5 nga drejtoria rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, një nga Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe tetë nga njësite vendore të kujdesit shëndetësor dhe qendra shëndetësore të ndryshme në Tiranë.

Nga këto nëntë janë masë sigurie “arrest shtëpie”, dy “arrest me burg” dhe tre janë në hetim në gjendje të lirë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas....

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Lajme të tjera

Web TV