Mund t’i përgatisni lehtë në shtëpi, maskat ideale sipas flokut tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maskat për flokë janë të shkëlqyeshme për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të flokut, por në të njëjtën kohë janë shumë të shtrenjta.

Me siguri, të gjitha nuk përshtaten me flokun dhe për problemin që duhet trajnuar. Pse nuk provoni të bëni maskë, në shtëpinë tuaj me prodhime natyrale? Këto do të kenë një përparësi më të madhe në mungesën e kimikateve, të cilat në të vërtetë do ta ndihmojnë flokun.

Ja disa maska më të mira për flokët.

1.Flokë i dëmtuar

Vezët janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Vezët përmbajnë proteina, hekur, vitaminë A, B dhe D. Përmbajtja e tyre është jashtëzakonisht e shëndetshme për flokët pasi nxisin rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien falë vitaminave A dhe D. Përzieni një vezë me dy lugë vaj esencial. Pas përzierjes së përbërësve aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut.  Lëreni për 15 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Nëse flokët tuaj kanë tendencën të vajosen përdorni vetëm të bardhën e vezës.

2.Flokë  i thatë

Kjo maskë është e përkryer për flokët e thatë. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni me ndihmën e një piruni. Shtoni disa pika vaj bajame dhe lëreni maskën për 20 deri 25 minuta. Me pas lajeni flokun me shampo si normalisht.

3.Për zbokth

Përzieni lëngun e limonit me vajin e arrës së kokosit dhe me ato lyeni të gjithë flokët pak nga pak. I lini të qëndrojnë për disa minuta, nëse nuk keni shumë kohë dhe nëse jeni e lirshme trajtimin e lini të qëndrojë mbi flokë sa kohë të dëshironi. Ky trajtim do të pastrojë skalpin e kokës, duke hequr nga pak ekzistencën e zbokthit.

Lexo edhe :  E vërteta për mishin: A duhet ta heqim nga dieta jonë?

4.Flokë me yndyrë

Hidhni 1 lug mjaltë dhe përzieni me limon. Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi limoni mund të eliminojnë vajin e tepërt nga flokët dhe balancon nivelin e pH te flokët. Lëreni për 10 minuta e më pas aplikoni në flokë duke masazhuar skalpin. Më pas mbajeni maskën për 15 minuta dhe shpëlajini flokët si zakonisht.

5.Për maja dyshe

Në një enë të vogël hidhni dy lug vaj ulliri dhe tre lug kos. Përzieni me njëra-tjetrën deri sa masa të bëhet kremoze. Maskën  aplikojeni në të gjithë  gjatësinë e flokut  duke e mbajtur për 20 minuta.

6.Për rënie floku

Vajin e ullirit ose të kokosit mund ta gjeni në një sërë recetash flokësh, pasi ka aftësinë t’i hidratojë shumë ato. Kanella ka aftësi antimikrobike gjë e cila ndihmon me rritjen e flokëve, kundër zbokthit, rënies së flokëve dhe forcon flokët tuaja deri në rrënjë.

Të dy përbërësit i bashkojmë bashkë duke i hedhur në një tas të vogël. Aplikoni maskën duke filluar nga rrënja e flokut e deri tek majat. Më pas masazhojeni skalpin e kokës dhe mblidhni flokët me një peshqir. I lini të qëndrojnë për 30-45 minuta. Pas maskës i shpëlani flokët me shampo dhe ujë të vakët./St.Su/Fjala.al

Të fundit

“Ndoshta një ditë…” Presidenti i ardhshëm i SHBA do jetë i biri i Donald Trump?

Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan, nuk e përjashton një kandidim për Shtëpinë e Bardhë në...

Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri “Die, My Love”, por këtë...

Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin...

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Lajme të tjera

Web TV