Shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve vuri në pranga një punonjës të forcave operacionale me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdorur detyrën.
Nga hetimet e SHKBBB ka rezultuar se polici me inicialet B.B ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të afërmve të tij./Re.Gu/Fjala.al