Zgjedhjet në Maqedoni/Reagon OSBE: Pati tentativa për blerje votash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni vëzhgues i OSBE ODIHR-it ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut kishin një organizim të mirë edhe pse të zhvilluara në kohë pandemie.

Por mesa duket siguria juridike, lë shumë për të dëshiruar. Vëzguesit paraqitën vlerësimet me anë të një raporti preliminar për zgjedhjet e 15 korrikut.

Në ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk janë të përfshira të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR-it, u shprehën vëzhguesit.

Dita e zgjedhjeve kaloi mirë. Procesi i votimit ishte i qetë. Vërejtëm disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve. Kishte tentime për blerjen e votave, por meqë këto janë nën hetim, ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje. Autoritetet duhet t’u qasen me seriozitet këtyre çështjeve para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme” ka theksuar Andrikiene.

Nga përpunimi i 93.96 për qind të vendvotimeve, LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev ka fituar rreth 321 mijë vota apo 36.12% e pasuar nga VMRO DPMNE-ja e Hristijan Mickovskit me 310 mijë vota apo 34.85%.

Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI-ja ka siguruar 101 mijë vota apo 11.3 për qind të votave, kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë 76 mijë vota apo 8.52 për qind të votave.

Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 37 rreth mijë vota 3.96% për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit rreth 13 mijë vota apo 1.48% për qind.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 prill, por ato u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe deri në mbajtjen e tyre vendi është drejtuar nga një qeveri teknike, pjesë e së cilës ka qenë edhe opozita maqedonase, shkruan REl.

Lexo edhe :  Përplasen 5 makina në autostradën Fier-Lushnjë

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ishin paralajmëruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, që në dhjetor të vitit 2019 pasi ky vend arriti të marrë datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, pavarësisht zbatimit të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut.Zgjedhjet e së mërkurës ishin zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV