Aksident në Bypassin e Vlorës, një person në gjendje të rëndë

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në në Bypass-in e Vlorës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja dhe identiteti i të plagosurit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

/En.Br./Fjala.al