EKSKLUZIVE/ Presidenti i MMA: Shqipëria ka potencial, duhet t’i ngjisim shkallët një e nga një

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/fVRiNhV7Q_I
Presidenti i Federatës së Arteve të Miksuara Marciale në vendin tonë, Arjan Rizai i ka cilësuar MMA, si sportin e së ardhmes.

Së fundmi Rizai ka treguar të veçantën e këtij sporti dhe punën e madhe që duhet bërë për të arritur sukses.

Në një intervistë për grupin mediatik “Fjala” kreu i kësaj federate, por njëkohësisht edhe trajneri i MMA theksoi se janë disa elementë që duhen bërë bashkë për të arritur majat.

 “Unë iu them me  besimin e plotë që i kemi kushtet, kapacitetet stërvitore, që mund ta nisim nga këtu shkallët një nga një deri sa të arrijë në nivelin që janë edhe sportistët me famë botërore.”-tha ai.

Për Rizain këto sporte ndihmojnë shumë në fizikun dhe gjendjen psikike të njerëzve, ndaj dhe theksoi se nuk ka një moshë fikse për ta nisur këtë aktivitet.

 “Grupmoshat janë të ndara nga 6-12 vjeç, 12-16 dhe pastaj 16 deri sa të kesh fuqi. Nuk ka moshë që të ketë limit. Ky është aktivitet i mirëfilltë fizik. Ka elementë të boksit, ka elementë të lëvizjeve koordinative të caktuara, dhe e bën një sport relativisht tepër të ndërthurur. Organizmit i bën shumë mirë. Pak a shumë të gjesh paqen me veten.”-u shpreh kreu i MMA-së.

Ndërsa ka folur për vështirësitë financiare, Presidenti i MMA-së theskoi se deri në këto momente i vetmi institucion që i ka mbështetur, përveç financuesve privat, ka qenë Bashkia e Tiranës.

Nga Katerina Tafa

-Sa ka ndikuar Covid-19 te MMA dhe si e shikoni të ardhmen e këtij sporti në vendin tonë?

-Përsa i përket të ardhmes së situatës COVID ka ndikuar tepër negativisht, jo vetëm në klubin por në gjithë pjesëtarët e Federatës ose të sportit të MMA-së, sepse përveç se ka qenë një goditje psikologjike ka qenë dhe një distancim po themi.

Dhe në mënyrën e stërvitjes që ne kemi filluar aktivitetin e kemi filluar të kushtëzuar, zhvillojmë një stërvitje me kapacitetin 50:50, sepse sporti jonë ka shumë kontakt dhe ne jemi të detyruar që gjithçka të bëhet pa kontakt.

Vërtet mund të jemi duke mbajtur të gjitha masat e higjienës sanitare por që jemi të detyruar të shkëpusim kontaktet përsa i përket boksimit afër sparingut me goditjet dhe të gjitha llojet e kapjeve.

Megjithatë ka një optimizëm tjetër sepse ne kemi ditur të përzgjedhim një program efikas që t’i ngremë në anët psikologjike dhe ja kemi arritur deri diku.

Të veprojmë në një mënyrë për ndërthurjen e muskujve dhe kemi bërë gjithashtu shpejtësinë dhe rezistencën. Dhe kur të jetë momenti që ne të kemi  mundësi për kontakt, punojmë pastaj hap pas hapi që të rinisim aty ku e lamë. Ne nuk është se do fillojmë nga fillimi, thjesht aty ku e lamë do vazhdojmë.

Përsa i përket të ardhmes ne kemi një plan dhe objektiv tepër të qartë dhe do ta kemi në fokusin tonë masivizimin e këtij sporti duke e bërë sa më popullor. Do mundohemi që në elementin cilësor që ne nxjerrim, të nxjerrim përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare si Kampionati Ballkanik, Europian dhe Botëror dhe në Federatën Botërore ku ne jemi pjesë.

-Për pjesën e financimit, a keni financim të mjaftueshëm dhe sa % të mbështetjes e keni nga shteti?

-Ne nuk kemi pasur mbështetje nga shteti dhe shpresoj shumë që një ditë të kemi. Megjithatë jemi ulur, kemi biseduar me përfaqësues të ndryshëm në vende të caktuara por që e shikojmë shumë të zymtë këtë pjesë sepse nuk ka pasur një hap konkret drejt sponsorizimit konkret.

Lexo edhe :  Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

E vetmja gjë që vlen të theksoj këtu është se ne kemi pasur partneritet, mirëkuptimin dhe besimin e Bashkisë së Tiranës. Gjej rastin ta falenderoj, edhe pse një sport i pa mbështetur nga instancat kryesore siç është ministria e Arsimit dhe Sportit, kemi gjetur një mbështetje, si të thuash një shtëpi të dytë ku neve kemi vajtur dhe jemi munduar të përshtatemi me kushtet e tyre ku na kanë dhënë edhe objektet e tyre që në t’i shfrytëzojmë. Dua të falenderoj nënkryetarin e bashkisë, Andi Seferi, dhe kryetarin me gjithë staf që na janë gjendur.

-A mendoni se fakti që duket si një sport i dhunshëm, ndikon për t’u zgjedhur nga të rinjtë?

-Jo, ky si sport në fakt është një sport show, në fakt në realitet nuk është show, si knockdown, është sport real dhe shumë të rinj duan ta shikojnë realitetin. Duke parë realitetin edhe në mënyrën e sfidës, ti sfidon veten.

Thua: “Unë nuk jam një boksier i mirë” se ky është sport boks i ndërthurur po themi.

Atëherë ti mund të bësh veprime të tjera të mundjes së xhudos. Mund të bësh veprime të këmbëve, të shkosh aty ku ndihesh më mirë. Kjo e bën sport më atraktiv. Iu jep mundësinë por edhe dëshirën që ta ndjekin. Kërkon tepër impenjim dhe  disiplinë.

Duhet tepër disiplinë dhe tepër fokus. Se bota e internetit sot është e hapur. Një i ri hyn dhe thotë: “Unë jam në Shqipëri, trajneri im është nga Tirana. Po ai që është në Rusi, ka trajner atë, këtë, dhe shumë humbasin fokusin.”

Unë iu them me  besimin e plotë që i kemi kushtet, kapacitetet stërvitore, që mund ta nisim nga këtu shkallët një nga një deri sa të arrijë në nivelin që janë edhe sportistët me famë botërore.

Duhet të kuptojmë që ata gjatë gjithë jetës së tyre prej 20-30 vjetësh kanë qenë nëpër palestra. Ajo i ka bërë që sot jo vetëm i kanë dhënë mesazh botës, kanë globalizuar jo vetëm sportin por edhe imazhin dhe mesazhin që kanë dhënë për të rinjtë dhe të rejat në gjithë botën por gjithashtu kanë dhënë mesazhin që ti mund të arrish gjithçka hap pas hapi duke filluar nga zero.

Ne i kemi kapacitetet stërvitore, ne i zhvillojmë stërvitjet , procedojmë me programe që bëjnë he ata, nuk ka ndonjë ndryshim. Thjesht duhet koha. Koha është ajo që ty të çon atje ku ke destinacionin.

Të shumtët e humbasin veten në nivelet e para se mendojnë se aq ishte. Ajo do vazhdimësi. Ai që ka dalë në majë ka pasur kurajon,këmbënguljen, sakrificën, disiplinën, ka pasur gjithçka për të qenë një sportist elitar.

-Po grupmoshat e mëdha që janë të apasionuar pas këtij sporti, a mund të kenë rezultat, pra ka një moshë të caktuar që nuk mund ta praktikosh më?

-Grupmoshat janë të ndara nga 6-12 vjeç, 12-16 dhe pastaj 16 deri sa të kesh fuqi. Nuk ka moshë që të ketë limit. Ky është aktivitet i mirëfilltë fizik. Ka elementë të boksit, ka elementë të lëvizjeve koordinative të caktuara, dhe e bën një sport relativisht tepër të ndërthurur.

Organizmit i bën shumë mirë. Pak a shumë të gjesh paqen me veten. Unë jam falënderues të gjithë atyre që më kanë mbështetur por edhe këmbënguljes sime që jam deri këtu. Ndihem tepër i nderuar që jam trajner sot.ka.ta/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Ja sa shqiptarë përfitojnë

Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të...

Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve...

Filipinasit në Shqipëri, komuniteti ilegal që shfrytëzohet dhe abuzohet

Nga Zylyftar Bregu Afro 15 mijë filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind...

Të shtëna pranë selisë së CIA-s në Virginia, policia rrethon zonën

Të shtëna jashtë selisë së CIA/ Një person hap zjarrin në Virginina, zona rrethohet nga policia/      S,M

Largimi i Sulës nga PD/ Shehi: Gjest burrash, doli nga delet dhe u bë dash

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka folur për largimin e deputetit Dashnor Sula nga Partia Demokratike. Shehi u shpreh se Sula...

Lajme të tjera

Web TV