Video/Përhapi lajm të rrem për vdekjen e Isa Mustafës nga virusi, në pranga një person

????????????????????????????????????

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se shpërndante foto dhe video ku thuhej se kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Ka qenë sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ai që ka njoftuar policinë.

Në një përgjigje për Express, Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkohë, familjarët e Mustafës konfirmuan se lideri i LDK-së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.  /Ra.My. Fjala.al/

 

https://www.facebook.com/watch/?v=283383126072638