ROLAND QAFOKU, gazeta “Fjala”, fjala.al
Si sot 105 vjet më parë Shqipëria humbi një nga bijtë e saj më të mirë. Çerçiz Topulli është nga ata heronj që e deshi këtë vend sa jetën e vet. Në fakt bashkë me të më 17 korrik 1915 u vra edhe Mustafa Qulli, një gazetar i njohur i kohës dhe vetëm në një moment shteti shqiptar që kishte as 3 vjet jetë, iu vra një luftëtar me armë në krah dhe një gazetar me penë në dorë. Është folur shumë për këta dy figura, por pak për të mos thënë aspak nuk është folur për mënyrën se si janë vrarë ata.
Është një ngjarje që cilësohet nga më të rëndat e ndodhura në historinë e shtetit shqiptar jo vetëm për atë që përfaqësonin viktimat por edhe për mënyrën e ekzekutimit. Kjo është publikuar e plotë e shoqëruar me shumë detaje këtë krim të dyfishtë në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” dhe për herë të parë vjen e skicuar skena e krimit nga piktori i njohur Gjergj Diko.
15 ushtarë malazezë, nëpërmjet një skeme pabesie, maskruan teksa ishin të lidhur me zinxhirë, atë mëngjes të 17 korrikut 1915 Çerçiz Topuillin dhe Mustafa Qullin, e megjithatë ata u përleshën deri në frymën e fundit. Më poshtë gazeta “Fjala”, fjala.al publikon pjesë të rëndësishme nga ky libër që vinë sot për herë të parë dhe ekskluzivisht.
TË DHËNA PËR NGJARJEN
VIKTIMA: ÇERÇIZ TOPULLI, MUSTAFA QULLI
POZITA E VIKTIMËS NË MOMENTIN E VRASJES: 1. Komandant i çetës së Gjirokastrës kundër osmanëve. 2. Gazetar
POZITAT E TJERA TË VIKTIMËS PËRPARA VRASJES: Ushtarak në Peradorinë Osmane
VIKTIMA TË TJERA NË NGJARJE: Mustafa Qulli, gazetar dhe drejtor i gazetës “Populli”
DITËLINDJA: 20 shtator 1880, Gjirokastër, Shqipëri
DATA E VRASJES: E shtunë, 17 korrik 1915, ora 04.00
MOSHA E VIKTIMËS: 35 vjeç, 2 muaj e 3 ditë
VENDI I VRASJES: Fusha e Shtojit, Golem, Shkodër, Shqipëri
AUTORI I VRASJES: 15 ushtarë malazezë
MOTIVI I VRASJES: Hakmarrje për vrasjen e peshkopit grek më 1907
Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe për më tepër pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte. I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar që ndryshe nga Çerçizi, që kishte pushkën simbolin e lirisë, ai kishte penën.
SKENA E KRIMIT
Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjesonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit ai dështoi. Një skuadrilje ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qendronte në Shkodër dhe pa asnjë urdhër të shkruar, e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Musta Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër. Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar dhe këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qendrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ndodhi diçka e pa
të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë. Sapo karvani bëri disa kilomtera në Fushën e Shtoit ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte ushtarët i zbritënata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata duke qenë në numër të madh arritën ta qëllonin për vdekje me plumba, por edhe duke i shpuar trupin me bajoneta. Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.
SI U KRYE VRASJA
Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikale:
“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë. Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”. 232
Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përsipër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:
“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.
GREKËT NË VRASJE
Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve. Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekërve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit në Selanik nëvitin 1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar dhe pasi nuk ia arritën në tokën shqiptare e realizuan këtë në Malin e Zi nëpërmjet një intrige. Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët?Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e pare që vërteton këtë është e Kol Biankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:
“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar , shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”.
Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik në gazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje ata që ai shkruan. Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin.
“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”.
Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa 1 mijë prova.
Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eleminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndjehej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli Po” që botohej në Shkodër në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve por sidomos të serbëve dhe nga situate e krijuar ishte një rast që Mustafain duke e bërë bashkë me Çerçizin eleminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.
KATËR VARRIME
Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranuar trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936 në Gjirokastër në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkosë së qytetit. Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajos Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial.
10 FAKTE
- Çerçiz Topulli ishte një nga 13 fëmijët e Agush dhe Haso Topullit nga qyteti i Gjirokastrës.
- Mes tyre vetëm Çerçiz Topulli dhe Bajo Topulli u bënë të njohur për aktivitetin patritoik dhe pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia osmane.
- Pavarësisht aktivitetit të tyre me pushkë dhe penë si Çerçizi dhe Bajoja nuk morën pjesë në ceremoninë e shpalljes së Pavarëisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.
- Në shtator 1914 Çerçiz Topulli shkoi në Shkodër për të qenë pjesë e mbrojtjes së qytetit nga serbomalazezët.
- Më 28 qershor 1915, 19 ditë përpara vrasjes Çerçiz Topulli u arrestua nga malazezët dhe u la i lirë dy ditë më vonë.
- Në çdo bisedë me ushtarakët që i kishin arrestuar, ata u thoshin që nuk kishin asnjë problem me Çerçiz Topullin dhe Mustafa Qullin.
- Më 7 korrik, Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli u arrestuan sërish. Për 10 ditë ata i mbajtën në një qeli në kazermën ushtarake
- Më 17 korrik Çerçizin dhe Mustafain i hipën në një pajton dhe morën rrugën për në Cetinjë të Malit të Zi.
- Pa asnjë sqarim, ushtarët i zbritën nëmes të rrugës dhe i ekzekutuan pa asnjë lajmërim apo vendim gjykate.
- Pas vrasjes, trupat e Çerçiz Topillit dhe Mustafa Qullit i futënnë një gropë të cekët dhe i mbuluan me shkurre.
10 MISTERE
- A ishte arrestimi i parë dhe lirimi një taktikë për të ulur vigjilencën e Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit?
- Përse malazezët u thanë që nuk kishin gjë me tadhe më pas i vranë?
- Përse i arrestuan pikërisht më 7 korrik? A kishte ndonjë domethënie kjo ditë?
- Përse Çerçiz Topullin dhe Mustafa Qullin i ndanë veç të arrestuarëve të tjerë patriotë që ishin bashkë me ata të arrestuar?
- Kush e organizoi takimin e Çerçiz Topullit për bisedime me malazezët?
- Përse Çerçiz Topulli shkoi në takim pa asnjë garanci për jetën?
- Përse malazezët lidhën me pranga, hekura dhe litarë vetëm Çerçizin dhe Mustafa Qullin?
- Përse ushtarët malazezë u thanë që do t’i dërgonin në Cetinjë, por rrugës i vranë?
- Si ka mundësi që Çerçiz Topullit nuk iu gjen asnjë mik i vjetër për ndihmë gjatë qendrimit në Shkodër?
- Përse pas ekzekutimit dhe varrosjes, ngjarja u mbajt e fshehtë?
SHIFRA
10 MUAJ
Qëndroi në Shkodër Çerçiz Topulli si pjesë e rezistencës në mbrojtjes të qytetit.
15 USHTARË MALAZEZË
Morën pjesë në vrasjen e Çerçiz Topullit, me të cilët ai arriti edhe të përleshej me ta
1 MINUTË PËRLESHJE
Mes ushtarëve malazezë dhe Çerçiz Topullit ndodhi në momentin kur ata sulmuan atë bashkë me Mustafa Qullin
3 VJET
Ishte koha gjatë të cilës të ëmës së Çerçiz Topullit nuk i treguan për vrasjen e tij
FILLIMI
Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe për më tepër pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte.
I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar që ndryshe nga Çerçizi, që kishte pushkën simbolin e lirisë, ai kishte penën.
SKENA E KRIMIT
Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjesonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit ai dështoi. Një skuadrilje ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qendronte në Shkodër dhe pa asnjë urdhër të shkruar, e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Musta Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër. Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar dhe këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qendrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ndodhi diçka e pa parashikuar. Ushtarët i xorrën nga qelia dhe hipën në një karrocë dhe dhe të dy u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë. Sapo karvani bëri disa kilomtera në Fushëne Shtoijt ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte ushtarët i zbritënata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu ilidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata duke qenë në numër të madh arritën ta qëllonin për vdekje me plumba, por edhe duke i shpuar trupin me bajoneta. Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.
SI U KRYE VRASJA
Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikale:
“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna)natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë.
Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”. 232
Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim qëushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:
“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”. 233
GREKËT NË VRASJE
Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve. Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekërve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit në Selanik nëvitin 1907.
Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar dhe pasi nuk ia arritën në tokën shqiptare e realizuan këtë në Malin e Zi nëpërmjet një intrige. Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët?T
re janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e pare që vërteton këtë është e Kol Biankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:
“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar , shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”.234
Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik nëgazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje ata që ai shkruan. Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin.
“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”235
Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa 1 mijë prova.
Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eleminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndjehej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli Po” që botohej në Shkodër në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve por sidomos të serbëve dhe nga situate e krijuar ishte një rast që Mustafanin duke e bërë bashkë me Çerçizin eleminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.
KATËR VARRIME
Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranur trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936 në Gjirokastër në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkosë së qytetit. Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajos Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial.
DEKLARATA DHE DËSHMI
Anton Harapi, klerik katolik, gjatë fjalës së nxjerrjes së eshtrave në Shkodër për tu transferuar në Gjirokastër, 14 shtator 1936.
“Ndaluni! Ku veni burra?!Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues one luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.T’i diftojmë, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”
Ernest Koliqi, shkrimtar studiues, në fjalën e ceremonisë së nxjerrjes së eshtrave tëÇeçiz Topullit për tu transferuar në Gjirokastër, 14 shtator 1936.
“E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e one flamurin one me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të Shqypnisë”.
la.mi/Fjala.al