UNICEF-it: Vetëm 45% e të rinjve mbajnë maskë rregullisht në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kryer një hulumtim në Kosovë, përmes së cilit të rinjtë janë pyetur për qëndrimet e tyre rreth masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në bazë të rezultateve që i ka bërë publike UNICEF-i, nga 1618 të rinj të anketuar, vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik.

Megjithatë 86% e të rinjve kosovarë, që morën pjesë në hulumtim, besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten dhe të tjerët.

“2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ. 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston. 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Aty thuhet se 7% e pjesëmarrësve (të gjithë prej tyre meshkuj) deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me koronavirus, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) .

“26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruar”, thuhet në njoftim.

Kosova ka shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike gjatë javëve të fundit.

Më 13 korrik Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ndër masat e vendosura është edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të koronavirusit, të gjithë banorët e Kosovës obligohen që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive apo banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metra në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhej në vendimin e qeverisë.

Lexo edhe :  Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Që nga fillimi i muajit mars dhe deri më 16 korrik në Kosovë janë regjistruar 124 viktima nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 5.472. Aktualisht raste aktive janë: 2708, shkruan Rel.

Më 16 korrik janë shëruar 95 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.640.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet...

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, këtë verë. Gjigantët italianë aktualisht...

Lajme të tjera

Web TV