Von der Leyen: Duhet të bashkohemi, po na sheh e gjithë bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët e Bashkimit Evropian u takuan ditën e Premte në një samit të vështirë mbi planin disa miliardë dollarësh që do të rimëkëmb ekonomitë e tyre, duke zhvilluar takimin e parë ballë për ballë që kur goditi pandemia e koronavirusit. Të gjithë 27 liderët kishin vendosur maska, takuan njëri-tjetrin me bërryla dhe kishin gjithashtu dhurata për ditëlindje për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa. Megjithatë, qasja miqësore erdhi pas disa javësh të përplasjeve në lidhje me fondin e përbashkët të shpëtimit.

Merkel paralajmëroi se marrëveshja është ende e largët. “Ndasitë janë shumë të mëdha dhe do të kemi negociata shumë të vështira”, tha ajo. Kundërshtitë nga Holanda dhe kërcënimi i vetos nga Hungaria, kanë ulur shanset e një marrëveshjeje për buxhetin 2021-2027 dhe fondin e shpëtimit prej 750 miliardë euro, që synon të ringjallë ekonomitë më të ndikuara nga kriza.  Ndërkohë që ekonomitë ndodhen në “rënie të lirë” dhe skemat e mbështetjes së punësimit përfundojnë gjatë Verës, shanset për një ngërç ekonomik gjatë Vjeshtës janë rritur. Bashkimi Evropian ndodhet në vështirësi nga Brexit dhe krizat financiare të së kaluarës.  Një tjetër goditje ekonomike mund ta ekspozojë ndaj forcave nacionaliste dhe ta dobësojë pozitën përballë Kinës, Shteteve të Bashkuara, apo Rusisë.

Rreziku nuk mund të jetë më i madh se kaq”,- tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Rreziku i virusit është këmbëngulës dhe e gjitha bota po na sheh.  Mbetet për të parë nëse Evropa do të jetë e aftë për t’u bashkuar dhe tejkaluar këtë krizë të koronavirusit. Me një buxhet bindës, me një brez të ardhshëm të Bashkimit Evropian, ne kemi shansin për ta kaluar krizën, por edhe për të modernizuar tregun tonë dhe të arrijmë marrëveshje të gjelbra. Për rrjedhojë, kjo ditë është me shumë rëndësi për të ardhmen”.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është ndër kritikët kryesorë të vendeve të pasura të Veriut, që kërkojnë një paketë më të vogël, reforma ekonomike në këmbim të fondit dhe një proces të zgjeruar të vetingut për të dhënë ndihma. Vendet në Mesdhe kërkojnë që financimi i rimëkëmbjes të vijë në formën e granteve dhe jo kredive, për të parandaluar fryrjen e borxhit për ekonomitë e goditura rëndë. Hungaria ka kërcënuar të vendosë veton ndaj paketës, prej propozimit të një mekanizmi që do të ngrijë pagesat për shtetet që cenojnë vlerat demokratike.

Lexo edhe :  Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV