Akuzat e PD-së/Reagon policia: Demotivuese për uniformat blu dhe në dëm të interesave të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës së sotme Partia Demoktatike nga denoncuar një deklartatë të saj kanabizimin e vendit duke bërë përgjegjës kështu qeverinë dhe Policinë e Shtetit.

Në këtë deklaratë shkruhet se policia e Sandër Lleshajt dhe qeveria po lejojnë këtë aktivitet kriminal gjithëandej në Shqipëri duke mos “trazuar” grupet kriminale.

Lidhur me këtë akuzë  ka reaguar edhe Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat duke përgenjeshtruar atë që është thenë nga PD-ja.

“Çdo ditë, mbi 125 grupe kontrolli, 30 dronë dhe helikopteri i Policisë po ushtrojnë kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin. Falë bashkëpunimit me partnerët vijon monitorimi nga ajri me avion special nga Guardia di Finanza.”- shkruhet në deklaratën zyrtarë të policisë.

 

Deklarata e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për deklaratën e PD-së lidhur me situatën e parandalimit e luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Çdo rast i tentativës për kultivim që është konstatuar është goditur dhe personat përgjegjës janë dërguar para drejtësisë.

Rasti më i fundit ishte në Zall Dardhë të Dibrës, ku u procedua penalisht kryetari i Njësisë Administrative, kryeplaku i fshatit dhe u shpallën në kërkim 3 autorë të dyshuar. Foton e këtij rasti PD e serviri për publikun si rast në qarkun e Vlorës, ndërsa një foto tjetër si rast në Kukës, e cila në fakt daton disa vite më parë (viti 2016)

Lufta kundër parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabist po ashpërsohet përditë e më shumë nga strukturat e Policisë së Shtetit, luftë kjo e nisur që prej fillimit të vitit me masat parandaluese, sensibilizuese dhe vijon me masat goditëse, jo vetëm ndaj atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë kanabisin, por edhe ndaj zyrtarëve, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësi.

Lexo edhe :  Ilir Proda takohet me kreun e OSBE në Shqipëri, zbardhen diskutimet

Çdo ditë, mbi 125 grupe kontrolli, 30 dronë dhe helikopteri i Policisë po ushtrojnë kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin. Falë bashkëpunimit me partnerët vijon monitorimi nga ajri me avion special nga Guardia di Finanza.

Dhjetëra zyrtarë lokalë e të administratës, që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar me Policinë për parandalimin e kultivimit të kanabisit, janë proceduar dhe arrestuar, sikundër jo të pakta janë rastet kur punonjës policie i janë nështruar hetimit disiplinor apo procedimit penal.

Janë dhjetëra persona të arrestuar e proceduar si autorë e përkrahës të krimit në tentativën për të kultivuar apo trafikuar kanabis dhe të gjitha këto tregojnë se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për ta luftuar deri në fund këtë veprimtari kriminale.

Është demotivuese për forcat e Policisë e në dëm të interesave të vendit, sulmi që po bën PD ndaj punës së Policisë së Shtetit.

Ky angazhim është vlerësuar dhe përkrahur nga partnerët, të vendosur përditë krah tyre në operacione të përbashkëta.

Policia e Shtetit do të vijojë luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në përgjithësi dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimat, reagim të shpejtë, profesional e të panashëm.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“Hiqet pensioni i parakohshëm”/ Eksperti sqaron reformën në skemën aktuale të pensioneve

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha , i cili...

Poleni nuk është fajtori i vetëm! Studimi zbulon arsyet pse teshtini vazhdimisht

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë vazhdimisht luftojnë me simptoma, si teshtitja, veçanërisht gjatë pranverës, por mjekët zbulojnë se në shtëpi fshihen edhe shkaktarë të...

Europiani U-21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen grupet kualifikuese! Kosova gjen Spanjën

Në selinë e UEFA-s në Zvicër u hodh këtë të enjte (6 shkurt) shorti për fazën kualifikuese të Europianit U-21 për vitin 2027, kompeticion...

6 Shkurt 1943/ Musolini shkarkon dhëndrin e tij, Ciano, nga posti i Ministrit të Jashtëm

Pas disfatave poshtëruese të Italisë në Greqi dhe Afrikën Veriore, Ciano propozoi një marrëveshje paqeje me aleatët. Musolini e konsideroi këtë qasje disfatiste, dhe...

Shtrimi në spital psikiatrik, mjeti i Kinës për kundërshtarët e qeverisë

Junjie është një nga 59 personat për të cilët BBC-ja ka konfirmuar ose duke folur me ta, ose me të afërmit e tyre, ose...

Lajme të tjera

Web TV