Itali/14 viktima dhe 249 raste pozitive në 24 orët e fundit

Në Itali vazhdon të mbetet Lombardia si zona e nxehtë dhe me numrin më të lartë të viktimave.

Në përditësimin e situatës nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar se viktimave në 24 orët e fundit është 14, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore në 35042.

Ndërkohë është raportuar që numri I të shëruarve ishte 323 duke e çuar numrin total në 196 806 të shëruar nga Covid-19.

Rastet pozitive gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë 249.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 788 vdekje, si edhe 88 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 459 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore. /Ra.My. Fjala.al/