FSHF shpall datat e finaleve të Kategorisë së Parë & Kategorisë së Dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një njoftim të botuar në faqen e saj zyrtare në Internet, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kur do të luhen këtë javë duelet finalet që do të shpallin skuadrat “kampione” në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Kështu, organizmi që qeveris futbollin në vend ka njoftuar se të mërkurë, më datë 22 korrik, duke nisur nga ora 19:00, do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena” sfida Kastrioti-Apolonia, që do të shpallë ekipin “kampion” në Kategorinë e Parë. Kastrioti vjen në këtë duel si fitues i Grupit A, ndërsa Apolonia e mbylli sezonin e rregullt në krye të Grupit B të kësaj kategorie.

Ndërkaq, një ditë më vonë, më 23 korrik 2020, duke nisur nga ora 17:30 do të luhet finalja e Kategorise së Dytë, Vora-Tomorri.

Kjo sfidë, që do të zhvillohet në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të vërë përballë dy fituesit e grupeve A dhe B në këtë kategori.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Luçiano Boçi, në deklarata ekskluzive për A2 CNN, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në...

CNN vlerëson këngën e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision 2025

Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket...

Shqipëria drejt modernizimit ushtarak, Vëngu: Franca na ndihmon!

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, priti homologun e tij francez në një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi u zhvillua në garnizonin ‘Skënderbej’ dhe gjatë...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon gjuhën agresive të PD ndaj gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj gazetarëve në protestën kundër procesit...

BE ‘shuplakë’ Kurtit: Veprimet e qeverisë po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Bashkimi Europian ka reaguar sot fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare, duke e cilësuar si “qeveri në largim” Albin Kurtin dhe si “minues të pozicionit ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV