Kategoria e Parë jep verdiktet, Besëlidhja-Pogradeci, dueli për në Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka dhënë të shtunën verdiktet sa i përket nëngrupit të “play-off”-it, pra zonës për ngjitjen një kategori më lart, teksa ndeshjet janë mbyllur në të dy grupet. Duhet theksuar se Kastrioti më herët dhe Apolonia më pas, e kishin siguruar pak javë më parë edhe matematikisht të drejtën për të luajtur midis më të mirave të futbollit shqiptar sezonin që vjen.

Ndërsa formula e adoptuar këtë sezon u jep edhe një shans tjetër për në Superiore sezonin e ardhshëm, pasi vendet e dyta të dy grupeve përballen me njëra-tjetrën në një duel shtesë dhe skuadra që fiton, vijon më pas të përballet në një tjetër duel shtesë me të 8-tën e Kategorisë Superiore, vend që, për momentin, mbahet nga Vllaznia. Dhe pikërisht, këto dy skuadra janë njohur të shtunën dhe ato janë Besëlidhja dhe Pogradeci.

Të shtunën u luajtën 4 sfidat e fundit të vlefshme për “play-off”-in e Kategorisë së Parë, në Grupin A dhe B. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te finalja e vendit të dytë, mes Pogradecit dhe Lushnjës, e cila u fitua nga liqenorët me rezultatin 1-0 falë golit të Peresit. Me këtë fitore pogradecarët e mbyllin sezonin në vendin e dytë dhe do të përballen me Besëlidhjen, që ishte skuadra që zuri vendin e dytë në përfundim të ndeshjes të Grupit A.

Fituesi i këtij çifti do të luajë më pas me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore, ku do të vendosen dhe fatet e sezonit. Besëlidhja shmangu katastrofën në Peshkopi, duke barazuar shifrat 18 minuta para fundit përballë Korabit vendas, që ishte edhe sfidanti i vetëm për vendin e dytë. Gjithsej në 4 sfidat e së shtunës u shënuar 14 gola, ndërsa patri dy barazim dhe dy fitore të vendaseve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV