Shefi i OKB-së: Virusi e ka vendosur botën në një “udhëkryq kritik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota është në një “udhëkryq kritik”, teksa bëri thirrje për model të ri në qeverisjen globale, që do të adresonte pabarazitë që janë rënduar nga kriza e pandemisë së koronavirusit.

“COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi) është krahasuar me rrezet X, që shfaqin skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar”, tha sekretari Guterres raporton rel.

“Po ekspozon gabimet dhe gënjeshtrat kudo në botë: Gënjeshtra se tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, mashtrimin se jetojmë në një botë post-raciste, miti se të gjithë jemi në anijen e njëjtë”, shtoi ai.

Sipas shefit të OKB-së, nxitësit kryesorë të pabarazisë janë racizmi sistematik, patriarkaliteti, boshllëqet në qasjen në teknologji dhe pabarazitë në qeverisjen globale.

Ai tha se bota ka nevojë për politika të reja të mbrojtjes sociale, ku do të përfshihej edhe kujdesi shëndetësor dhe mundësia që të ketë barazi globale, sa i përket të ardhurave personale.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 14 milionë njerëz në mbarë botën, teksa 600 mijë të tjerë kanë vdekur.

OKB-ja ka bërë thirrje që vendet e varfra të ndihmohen me një fond prej 10,3 miliardë dollarëve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Lajme të tjera

Web TV