Paraditen e sotme është regjistruar një aksident në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motor në afërsi të urës së Shkumbinit në lagjen Shënkoll.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit me iniziale J.Ç., 74 vjeç, banues në Elbasan., i cili është dërguar në spitalin kirurgjik.
Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /Ra.My.Fjala.al/