Të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh, ekstradohen 3 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë ekstraduar në Tiranë ditën e sotme ku do të përballen me drejtësinë shqiptare pasi janë dënuar për vrasje dhe shitblerje armës të ftohta. Bëhet me dije se të ekstraduari janë dy nga Belgjika dhe një nga Italia.

Një prej të ekstradueve nga Belgjika është Gjon Menga nga Kurbini, 56-vjeç i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, pasi në vitin 2004 ka vrarë me armë zjarri një person dhe plagosi 4 të tjerë.

Gjithashtu nga Belgjika u ekstradua edhe Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma i Manol Begajt alias Martin Begaj 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim për vrasje e një personi në Berat./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV