A ka mungesë tamponësh? Flet drejtoresha e ISHP: Ja kur bëhet testi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico , ka sqaruar çështjen e tamponëve pas diskutimeve të shumta ka apo nuk ka të tillë në dispozicion për qytetarët.

Fico është shprehur se tamponët nuk janë jetëshpëtues dhe se ka një protokoll të qartë për mënyrën dhe kohën kur duhen bërë.

Sipas saj, tamponi merret në rastet kur shenjat klinike janë të dukshme dhe kur bëhet fjalë për kontakte të ngushta të personave të prekur nga koronavirusi.

“Tamponi është një element që përdoret për të marrë material, ku evidentojmë ose jo prezencën e covid. Nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Jeta jonë nuk duhet të fokusohet vetëm tek marrja e mostrës së infeksionit. Kjo krijon ngërçet e një personi që kërkon që bëjë tamponin. Pa shenja klinike, dhe për arsye të frikës, nuk është e njëjtë me rastet e vdekjes. Ne i drejtojmë qytetarët që telefonata tek 127 ka të bëjë me rastet që ka nevojë për trajtim mjekësor. Ka një numër për ata që kanë frikuar, që duan të bëjnë tamponin. Ajo që dua të them është fakti se ju lutem mos harroni se është COVID 19 që vret. Një person që ka shenja, që ka pasur kontakt, ose dhe jo, me temperaturë, dhimbje e trupi, po ose jo me humbjen e shijes, duhet të kontaktojë me mjekun e familjes. Një njeri që shtrohet në spital, është një person që adresohet me COVID-19, mbi nivelin mesatar. Është një njeri që ka nevojë për ndihmë mjekësore. Të gjithë familjarët e tij duhet të investigohen. Familjarët që s’kanë qenë në kontakte, duhet të investigohen po ashtu. Është epidemiologu, ai që vendos. Për të gjitha kontaktet e afërta. S’ka arsye që mos të merret tamponi. Por duhet dhe të ndjekim një këshillë; S’mundet që një person, që është në certifikatën familjare, kërkohet t’i bëhet tamponi. Nuk është çështja tek numri i tamponëve, por tek shërbimi. Është një kohë e vështirë. Kemi njerëz që kanë ndryshuar mendje, se kjo histori është e vërtetë. Sisteme mjekësore perfektë nuk ka. Protokollet janë të qarta. Mos prit që të merret tamponi. Lidhuni menjëherë me mjekun e familjes, pasi nëse ti ke një supervizor që është i afërt, këto raste nuk lihen pas dore.  Ka një kakofoni në rrjetet profesionale mjekësore (pse nuk merret trajtim që në fazën e hershme). Jo më larg se sa dje, u kontaktova nga dikush që është në gjendje të mirë, njeri sportiv, dhe mu vu në dispozicion skaneri i tij. Kur pash skanerin, u tensionova, pasi sëmundja brenda tij, mund të kalojë në një fazë tjetër. Në këtë pikë duhet një vlerësim. Një njeri që i ka këto probleme, duhet të ekzaminohet duke pasur një panel biokimik, nga pikëpamja pulmonare dhe me elementet e koagulimit të gjakut. Ti se di se ajo fazë që duhet e hershme, është problematike. Testet serologjike mund të na çojnë në persona që mund të shërbejë në atë që quhet burim; plazma konvaleshente. Sa i përket testit serologjik, për t’i vënë në qetësi njerëzit që kanë risk, është më i ulët në shkallë se sa tamponi vet. Këto janë sëmundje ku pjesa më e rëndësishme e tyre për njerëzit me rrisk është; të shmangin pjesëmarrje në vende me shumë njerëz. Këta njerëz, duke pasur të tilla rrisqe, duhet të jenë alert dhe t’i binden urdhrit për t’u izoluar. Rasti i Beratit doli jo korrekt. Jo vetëm Berati mori pjesën e tamponëve. Mënyra si tërhiqen tamponët në ISHP lidhet me kërkesën që kanë epidemiologët në vatrat që janë. Dua të siguroj të gjithë njerëzit që nuk ka mungesë tamponash. Në të njëjtën kohë, do vlerësoja që tampon të bëhet ashtu siç duhet bërë. Këtë vendimmarrje ja kemi besuar epidemiologut.”, tha Fico.

Të fundit

Zjarr në një banesë pranë Universitetit të Gjirokastrës, dy të moshuar të asfiksuar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët...

GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Arjola Xoxa kthehet nga Roma

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, po kthehet nga Roma për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i ka caktuar...

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, partia e Albin Kurtit kryeson me 46.91%

Ka përfunduar para pak minutave numërimi i votave të rregullta në Prishtinë, një ditë pas zgjedhjeve. Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë...

Incidentet në derbi, Federata Shqiptare e Futbollit: Mungesë përgjegjësie nga Policia

Federata e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit në ndeshjen e kategorisë “Abissnet Superiore”,...

Neuronet e reja tek të rriturit mbrojnë kundër rënies njohëse

Truri juaj ende mund të prodhojë neurone të reja kur jeni i rritur. Por si kontribuon lindja e rrallë e këtyre neuroneve të reja...

Lajme të tjera

Web TV