Arrihet marrëveshja në BE, paketë 750 bilionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

Pas bisedimeve dhe debateve maratonë për katër netë me radhë, krerët e Bashkimit Evorpian kanë arritur marrëveshjen historike për rimëkëmbjen ekonomike.

Mësohet se paketa me vlerë 750 bilionë euro për rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e koronavirusit do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndonëse akoma nuk janë bërë publike detajet.

Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishin parashikuar 2 ditë, por që zgjatin 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, paraqiti një propozim të ri, i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.

la.mi/Fjala.al