Përplaset nga makina, humb jetën 71-vjeçari në Urën Vajgurore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në Urën Vajgurore. Viktima është një 71 vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë dhe është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në qytetin e Urës Vajgurore, përballë Komisariatit të Policisë.

Sipas policisë,  mjeti tip “Benz” fuoristradë, me targa AA 232 PR ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin e përplasjes së të moshuarit Agim Hajdari, që sapo kishte dalë nga një lokal në anë të rrugës nacionale.

Paraprakisht, nga policia mendohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar, ndërkohë që edhe viktima dyshohet se i ka prerë rrugët makinës, në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Drejtuesi i mjetit, 61-vjeç është arrestuar nga policia./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

Lajme të tjera

Web TV