FOTO/ Digjet një tjetër makinë në Vlorë

Një tjetër automjet është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Vlorës.

Pasditen e sotme është gjetur një makinë e djegur në fshatin Gjormë. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme makina e llojit Twingo, është djegur totalisht dhe është gjetur e braktisur në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarr rënies në automjet dhe pronari i saj.

Kujtojmë, se gjatë natës së kaluar në Vlorë u dogj dhe një automjet luksoz tip “Audi R8”.

/En.Br./Fjala.al