Kishte 54 mijë euro me vete, pranga laçianit me Audi në Lushnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28 vjeçar nga Laçi është ndaluar nga Policia në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut” në Lushnjë pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur 54.700 euro me vete.

Menjëherë Policia ka ndaluar shtetasin me inicialet Z.Gj dhe ka sekuestruar sasinë e eurove, si dhe mjetin tip Audi me të cilin ai udhëtonte. Dyshohet se këto para rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnjes për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa vijon puna për për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Lushnjë

Kontrolle të shtuara nga Policia në akset rrugore me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale.

Sekuestrohen 54.700 euro dhe 1 automjet, të dyshuara të përfituara nga aktivitet i kundërligjshëm.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të masave të marra për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit në qarkun e Fierit, janë shtuar kontrollet në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, u ndalua mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Z. Gj.

Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 54.700 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasin:

Z. Gj., 28 vjeç, banues në Laç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilën udhëtonte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Lexo edhe :  Kush do jenë ministrat e rinj? Rama takim informal, zbulohet takimi në jug

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Lajme të tjera

Web TV