Mitrovicë/ Basha merr dhuratë flamurin 108 vjeçar të kryengritjes: Do e vendos në zyrë si kryeministër i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit në Mitrovicë ka marrë një dhuratë të veçantë në kullën e Isa Boletinit, teksa pasardhësit e heroit të Kosovës i dhanë Bashës flamurin 108-vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë.

Ndërsa Basha u shpreh se këtë flamur do ta vendosë në zyrën kur të bëhet kryeministër i Shqipërisë dhe do të jetë pjesë e pandarë e tij.

Postimi i plotë:

Kryetari Basha ne Kullën e Isa Boletinit: Pasardhësit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë.

Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij.

Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.

Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.

Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë.

Të fundit

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin...

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë. Daku mori...

Lajme të tjera

Web TV