Opozita e përçarë/Murrizi kundër “5 Qershorit”, Stojku dhe Musai sqarojnë qëndrimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita parlamentare duket e përçarë në vendimet pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit.

Pas marrëveshjes së firmosur sot me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore, Murrizi është shprehur se nuk ka firmosur për “5 Qershorin” por është dakort vetëm për listat e hapura.

Por ndryshe duket se mendojnë kolegët e tij opozitar të cilët janë pro listave të hapura dhe marrëveshjes së 5 qershorit.

Nimet Musai është shprehur për mediat në përfundim të mbledhjes, se me marrëveshjen e sotme po hapet dhe rruga drejt BE-së për vendin tonë.

“Zgjedhësi i pari. Demokracia e para. Kemi dhënë atë që duhet, ndryshim jo në kurriz të qytetarëve, por të gjithë së bashku me të gjitha forcat politike të vendit, i kemi hapur rrugën drejt BE. Kemi arritur listat e hapura për qytetarët. Ne e kemi miratuar marrëveshjen.”, tha ai.

Ndërsa Stojku pohoi se do të votojë për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për listat e hapura.

“Ky është një proces i një rruge të gjatë. Do të jemi të detyruar që në 23 do të kemi votimin me 84 vota dhe në 30 do të kemi votimin me 93 vota për ndryshimet kushtetuese. Ne jemi një opozitë parlamentare. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare. Dhe 4 nga këto janë nga deputetë të pavarur. Në këto çaste që flasim, secili kryetar mban përgjegjësinë e vet dhe deklaron mendimin e grupit. Zoti Murriz ka marrë dakordësi për 2 pikat e para. Vota nuk është kolektive, nuk jemi tutor dhe as menaxher. Në përgjegjësi me shumicë votash kemi rënë dakord që të votojmë për marrëveshjen e 5 qershorit. Ne si opozitë kemi firmosur një marrëveshje për listat e hapura, për depozilizimin e komisioneve dhe 3 kërkesat e para që kemi pasur para 2 viti”, tha ai.

Të fundit

Media greke artikull për Shqipërinë/ 48 orë në Tiranë, kryeqyteti i Ballkanit në ndryshim

E ndërsa Shqipëria sa vjen dhe zgjerohet në vëmendjen e ndërkombëtarëve, një artikull për kryeqytetin tonë është shkruar nga...

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar. Përveçse startin...

Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj. Në një foto që ka ndarë...

Mesfushori i Arsenalit shfaqet optimist: “Shkojmë në Bernabeu për fitore”

Arsenali mori fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit me shifrat 3-0, por ende nuk është...

Përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes në pikun e sezonit

Ka nisur sezoni i pikut të luleshtrydhes, por çmimi i shitjes është përgjysmuar. Fermerët në Karafaj të Fierit pas protestës së bërë disa ditë...

Lajme të tjera

Web TV