Rama apel Bashës: Mos bëjë gabimet e së shkuarës, mund të biem dakord për shumëçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhjes me opozitën parlamentare,  kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, pa humbur kohë, të mblidhet Këshilli Politik dhe të diskutojmë mbi kodin e ri zgjedhor.

Ai deklaroi se si marrëveshja e sotme me opozitën parlamentare dhe ajo e 5 qershorit nga qenia në letër, do të duhet të kthehen në materiale ligjore e kushtetuese.

Rama i ka bërë apel kundërshtarit të tij politik që të mos bëjë gabimet e së shkuarës duke refuzuar tryezat por të vazhdojmë punën së bashku pasi ka shumë mundësi që të bien dakord.

“Kjo është marrëveshja. E kam thënë dhe më parë. Është parlamenti që ka të drejtën të vendos për gjithçka që është përtej kornizës së 5 qershorit. Patjetër që jemi të gatshëm. Uroj që nesër pa humbur kohë të mblidhemi në Këshillin Politik. Ia kam shprehur gatishmërinë time njërit prej bashkëdrejtuesve, në mos gabohem, apo nuk gabohem, Damianit. Nesër do të jemi në Këshillin Politik dhe do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot, ashtu si ajo e 5 qershorit, janë dokumente që nga qenie në letër, do të duhet të kthehen në materiale ligjore e kushtetuese. Në 23 dhe 30 korrik. Ka një arsye shumë të rëndësishme se s’duhet të humbasin kohë. Marrëveshja e 5 qershorit ka një pikë të rëndësishme, pasi është futja në sistem të njerëzve. Koha është e ngushtë. Duhet të shfrytëzojmë çdo minute. Është vendosur dhe zgjedhja e KQZ-së së re. Do të duhet të marrin dhe ajo kohën e vetë. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes dhe në atë aspekt. Ndryshimet kushtetuese do kërkojnë reflektime në kodin zgjedhor. Duam që të përmbyllet gjithçka në sezonin tjetër.

I bëj apel Bashës, PD-së dhe të gjithë aleatëve të tyre që mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vazhdojmë punën bashkë. Kuptohet nuk jemi të detyruar për të rënë dakord për të gjitha. Konsensus 100% është objektiv shumë realist, por mund të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë të gjitha lëshimet, përpjekjet, nuk ka kërkuar atë që mund të kërkonte.

PD nuk mund të, mund të bëjë, por s’mund të imponojë ekzistencën imagjinare të një parlamenti që ka të gjitha atributet për të çuar përpara funksionimin e procesit zgjedhor. Të gjithë procesin politik. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Kush vazhdon në këtë rrugë ecën mbarë.

E kam thënë, nisma është modifikuar në proces. Nisma e deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin listat e hapura, ndalimin e koalicioneve, pragun. Kemi kërkuar fleksibilitet. Heqja e asaj pjese në Kushtetutë, ku përcaktohet si rregullore formula e koalicioneve nuk do të thotë heqja e koalicioneve. Do të formulohen në ligjin zgjedhor. Edhe pragu 5% është hequr. Kemi dhe hapjen e listave. Jemi afruar por nuk ka shumë kohë. Përfitoj nga rasti që nga Këshilli Politik, që toni ishte pozitiv.’”– tha Rama.

Lexo edhe :  Mediat greke konfirmojnë takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë në stadiumin 'Galatsi'

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV