Shpjegon Rama: Ne do i hapim listat se PS do atë që duan qytetarët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përmes një video ka shpjeguar rëndësinë e listave të hapura, ndërsa krahas saj shkruan e hapja e tyre përfshin qytetarët dhe në zgjedhjen e deputetëve.

Kujtojmë se kryeministri Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita jo-parlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.

“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?
#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan Rama./Re.Gu/Fjala.al