SHBA/ Rikthen konferencat për shtyp lidhur me Covid-19, a do pranojë Trump të ndajë podiumin me Faucin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sërish konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, në një kohë kur numri i të infektuarve në shkallë vendi vazhdon të rritet.

Vendimi i presidentit për zhvillimin e konferencave të përditshme vjen ndërsa sipas sondazheve mbështetja ndaj tij ka rënë dhe këshilltarët e kanë inkurajuar të japë më shumë informacion rreth përgjigjes së administratës së tij ndaj pandemisë.

Gjasat janë që konferencat të nisin të martën. Presidenti pritet të flasë lidhur me përparimin e shënuar në fushën e mjekësisë për të luftuar pandeminë, përfshirë vaksinat dhe terapitë.

Nuk është e qartë nëse presidenti Trump do të pranojë pyetje gjatë konferencave për shtyp apo nëse do ta ndajë podiumin me të tjerë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence dhe ekspertët e shëndetit publik Anthony Fauci dhe Deborah Birx. Kohët e fundit zoti Trump e ka kritikuar zotin Fauci, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive të vendit. Gjatë një interviste për “Fox News” që u transmetoi të dielën zoti Trump tha se zoti Fauci është “paksa alarmist”. Megjithatë presidenti shtoi se ka “një marrëdhënie të shkëlqyer me të”./VOA

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV