Kodrat e Divjakës përfshihen nga flakët, digjen 4 hektarë ullishte

Një zjarr ka rënë në kodrat e Divjakës dhe si pasojë janë djegur rreth 4 hektarë ullishte dhe 6 hektarë bimësi e egër e shkurre.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të izoluar flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve ndodhen dhe banorët  e zonës, gjithashtu dhe shërbimet e policisë.

/En.Br./Fjala.al