Moti do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/33°C
Zonat e ulëta 17/36°C
Zonat bregdetare 19/35°C
la.mi/Fjala.al