Pas lajmit në “Fjala”, reagon rektori Koni: Zonja Shahini, unë s’ju kam zhgënjyer. Ju e keni marrë peng universitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit në grupin mediatik “Fjala” të letrës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, drejtuar rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ku specifikohet se ndjehet e zhgënjyer nga rektori përsa i përket situatave problematike të krijuara në UT, ka reaguar ky i fundit.

Në reagimin e tij, rektori sqaron se deklarata e ministres se e ka zhgënjyer, nuk ka asnjë vlerë për të. Sipas tij Universiteti i Tiranës është marrë “peng” nga vetë ministrja Shahini në bashkëpunim me dekanët.

Arsyet se përse Ministri përgjegjës për arsimin, po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur për të bërë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës,” sqaron rektori Koni.

Titulli kryesor i numri të sotëm i gazetës “Fjala” ishte “Zgjedhjet në universitete, Shahini-Konit: Më ke zhgënjyer!”

Gazeta “Fjala” ka botuar letrën e ministres Shahini ku specifikohet se se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore dhe si të tilla duhet të vazhdojnë deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Ndërsa nënvizon se ndjehet e zhgënjyer me prirjen e rektorit për mos të bashkëpunuar dhe për krijimin e situatave problematike në institucion prej tij.

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, prof. Dr. Mynyr Koni

Ditën e sotme, në disa media dhe portale online, është publikuar dhe është bërë edhe “lajm” shkresa e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, drejtuar personit tim, pa arritur akoma në protokollin e Universitetit të Tiranës, që në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësia e gjithë asaj çfarë kjo ministre, ka bërë dhe ka treguar në këto vite, në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme që i janë bërë prezent nga Rektori i Universitetit të Tiranës, dhe për të cilat, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, ka patur detyrimin ligjor për të shprehur qëndrimin e saj institucional ligjor, dhe sigurisht, edhe për zgjidhjen e tyre.
Edhe në këtë rast, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me shkresën e saj të fundit, ka dezinformuar, institucionet më të larta të shtetit shqiptar, siç është Presidenti i RSH dhe Kryeministri i RSH.
Arsyet se përse Ministri përgjegjës për arsimin, po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur për të bërë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës.
Ky është rast i paprecedentë në historinë e arsimit në RSH, sepse Ministrit përgjegjës të arsimit nuk i intereson aspak as ligji, as rregulli dhe as zbatimi i tyre, kur në fakt, e ka detyrim ligjor, të verifikojë ligjshmërinë e zgjedhjeve në IAL-të.
Nëpërmjet kësaj deklarate, bëj me dije të gjithë personelin akademik dhe studentët e UT, si dhe mbarë opinionin publik se shkresa e fundit e Ministrit përgjegjës për arsimin, nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë i kam bërë prezent dhe i kam informuar dhe kërkuar në vazhdimësi, mbi atë çfarë po ndodh realisht në UT në lidhje me procesin zgjedhor.
Por Ministri përgjegjës për arsimin, nuk guxon të merret me këtë çështje dhe ta trajtojë atë siç duhet dhe siç është ligji dhe rregulli, sepse, sigurisht, nuk mund ta bëj këtë gjë, sepse e vërteta është ajo që i kam bërë me dije, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme.
Znj.Shahini shprehet se “e paskam zhgënjyer”, megjithëse të them të vërtetën, kjo fjali, e thënë nga ajo, nuk ka asnjë vlerë për mua.
Në fakt, znj.Shahini, si Ministër i Arsimit, është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve të Republikës së Shqipërisë dhe i ëndërrave të tyre; është ministi i arsimit që nuk ka asnjë lidhje me arsimin; është personi që vetëm zyrtarin e shtetit nuk diti të bëjë dhe që nuk zbatoji asnjë ditë të punës së tij, as ligjin dhe as rregullin.
Në fund të shkresës znj.Shahini shprehet se: ‘…. paskërka vlerësuar se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore…….”
Unë e sfidoj zonjën Ministre, duke i bërë publikisht këto pyetje dhe pres përgjigje prej saj po publikisht:
Zonja Ministre, si e bëtë këtë vlerësim? Mbi bazën e kujt informacioni apo dokumentacioni jeni bazuar pë të arritur në këtë përfundim? Kush jua ka dhënë këtë informacion?………
Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave si këto, ajo ka detyrim ligjor dhe moral t’i përgjigjet për të sqaruar të gjithë personelin akademik, studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe mbarë opinionin publik.
Edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanet e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha.
Në zbatim të detyrimeve ligjore, i kam kërkuar edhe një herë Ministrit përgjegjës për arsimit me shkreën nr. 2143/1 prot., datë 22.07.2020 (https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/07/Shkrese-MASR-22.07.2020-1.pdf), të vlerësojë informacionin dhe dokumentacion që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.
Në rast të kundërt, paligjshmëria do të shoqërojë të gjithë këtë proces zgjedhor dhe mandatin e autoriteteve të reja drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës.
REKTORI
PROF.DR.MYNYR KONI

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV