Presidenti Trump urdhëron përjashtimin e imigrantëve pa dokumenta nga censusi 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon numërimin e immigrantëve pa dokumente në cencusin e vitit 2020.

Deklarata e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë thotë “T’u japim përfaqësim në Kongres dhe influencë politike imigrantëve të paligjshëm, atyre që kanë shkelur haptazi ligjet tona, do të ishte një shtrembërim i parimeve tona demokratike”.

Deklarata thotë më tej se “të lejosh përfshirjen e imigrantëve të paligjshëm në numërimin e përgjithshëm të popullsisë, ku synimi është akordimi i fondeve, do të krijonte përfitime pa vend, si për shembull shpërblimin e shteteve që inkurajojnë shkeljen e ligjit federal të imigracionit. Kjo minon sistemin tonë qeverisës”.

Administrata Trump ka kërkuar më parë të përdorë numërimin e popullsisë si mënyrë për të identifikuar imigrantët e paligjshëm. Administrata tha në 2018 se do të përfshinte një pyetje në censusin e 2020 lidhur me shtetësinë e çdo individi. Gjykata e Lartë vendosi më 27 qershor 2019 se kjo ishte e palejueshme.

Gjyakta e quajti jo-bindës argumentin e administratës se pyetja për shtetësinë kishte rendësi kritike për të mbrojtur Ligjin për të Drejtën e Votës.

Kritikët e planit të presidentit argumentuan se imigrantët e paligjshëm do të trembeshin nga pyetja dhe nuk do të mbushnin pyetësorin për regjistrimin e popullsisë, një proces që bëhet çdo 10 vjet në SHBA.

Aktivistët thonë se përjashtimi i imigrantëve të paligjshëm nga censusi do të çonte në akordimin e padrejtë të fondeve federale. Ata argumentojnë se distrikte me numër të lartë imigrantësh të paligjshëm zyrtarisht do të rezultojnë më të vegjël në numër, pasi banorët e paligjshëm nuk do të llogariteshin dhe si rezultat këto distrikte nuk do të merrnin fonde në proporcion me popullatën.

Lexo edhe :  Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

Numërimi i popullatës gjithashtu ndikon në numrin e përfaqësuesve që çon çdo shtet në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe në ndarjen e distrikteve zgjedhore./VOA

Të fundit

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Lajme të tjera

Web TV