Vasili për Këshillin Politik: Nuk është pazar i gjësë së gjallë, duan të izolojnë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të ‘shqyejë’ Kushtetutën pasi ka frikë nga zgjedhjet.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se opozita as nuk ka kërkuar dhe as ka marrë gjë në Këshillin Politik por janë pasqyruar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai thotë se qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është heqja e koalicioneve.

Sipas Vasilit, mazhoranca kërkon të izolojë Shqipërinë dhe të pengojë me çdo kusht integrimin në Europë.

POSTIMI I PLOTË
Edi Rama kerkon sot te ndryshoje Kushtetuten per 6 dite
Ca sqarime për maskarenjtë, që duan izolimin me çdo kusht të Shqipërisë!

Edi Rama me disa apendikse politike duan të ndryshojnë Kushtetutën sepse sipas tyre të gjithë në Këshillin Politik duhet të merrkan diçka.

Këshilli Politik nuk është pazari i gjësë së gjallë ku çdo njeri rrëmben diçka.

Puna e këshillit bazohet mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, që lidhen me ato që rilindja ka bërë në dëm të zgjedhjeve dhe për fajin e saj.

Opozita shqiptare as ka kërkuar dhe as ka marrë gjë në Këshillin Politik.
Opozita ka diskutuar e dhene mendim per permirsimin e propozimeve te ardhura nga ekspertet qe pasqyronin rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Dakordesia e 5 qershorit prodhoi nje Kod Zgjedhor me ndryshime per te siguruar zgjedhje normale.

5 qershori kerkoi 6 muaj kohe dhe ekspertize vendase dhe nderkombetare.

Edi Rama kerkon sot te ndryshoje Kushtetuten per 6 dite. Edi Rama nuk po hap listat kjo eshte genjeshter e paturp. Listat jane te mbyllura per fituesit dhe te hapura per humbesit.

Pra 1/3 e listes eshte e mbyllur ajo qe do dhe vendos kryetari i partise, per pjesen tjeter i thone popullit: zgjidh ke te duash, por ai apo ajo ne parlament nuk do te shkoje.

Lexo edhe :  Digjet Turqia/ Shpërthimi i zjarrit i kthen shtëpitë në hi, helmohen dhjetëra banorë

Edi Rama ka vetem nje qellim: qe te heqe koalicionet vetem per nje arsye sepse eshte i humbur 100%.

Pra duhet te shqyhet Kushtetuta vetem se ka tmerr Edi Rama nga humbjet dhe nga zgjedhjet.

Pra ky i lemerisur nga humbja shkel te drejta te medha kushtetuese dhe demokratike ne emer te genjeshtres, qe populli te zgjedhe fantazma qe nuk fitojne.

Edi Rama qe gjoja flet ne emer te popullit eshte pikerisht ai qe i vjedh voten popullit dhe kete tashme e di gjithe bota.

Edi Rama dhe apendikset e tij jane bashkehajdute dhe shperdorues te votes se popullit.

Populli vullnetin e shpreh me Referendum dhe dhe nuk ka nevoje per suflere te kriminalizuar si keta.

Keta maskarenj per ca leke dhe per ca vende pune duan te izolojne Shqiperine dhe ta pengojne me cdo kusht qe ajo te integrohet ne Europe.

Sot perballe shqiptareve jane armiqte e integrimit.
Te izolojme sot me cdo kusht e mjet keta armiq te integrimit, qe duan izolimin dhe mjerimin e shqiptareve.

/Fjala.al/Ke.Ba

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Gramshi nën “pushtetin” e flakëve, kreu i Urgjencës Kombëtare: 6 banorë në spital

Gramshi po përjeton momente dramatike lidhur me situatën e zjarreve. Disa fshatra janë përfshirë nga flakët, teksa për shkak të...

PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, thotë se...

“Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në Francë dhe në Ballkan,...

Fabrikat e armëve trefishohen, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë...

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore të fjalimeve të përditshme të...

Lajme të tjera

Web TV