Arrestohet punonjësi i policisë, pjesë e OFL-së, ja për çfarë akuzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjës i policisë , pjesë e Operacionit Forca e Ligjit është vënë në pranga nga kolegët e tij të SHÇBA-së.

Punonjësi i policisë është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit.

Bëhet fjalë për Specialistin e Krimeve në Komisiariatin e Mirditës, 29-vjeçarin me inciale Th.Z. Ky i fundit ishte arrestuar gjatë operacionit “Pyjet e Dibrës” dhe Gjykata e rrethit kishte caktuar për të “Arrest me burg”. Dyshohet se 29-vjeçari ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe B.L. nga Fushë-Bulqiza, i cili akuzohet për “Falsifikim Dokumetash” dhe “Prerje e paligjshme pyjesh”.

Postimi i plotë

IBËR – SHÇBA ARRESTON 1 PUNONJËS POLICIE DHE SHPALL NË KËRKIM NJË SHTETAS, PËR PRERJE E DËMTIM TË PYJEVE. Drejtoria Rajonale e SHÇBA Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, në kuadër të një procedimi penal, finalizoi operacionin e koduar “Pyjet e Dibrës”. SHÇBA ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, që vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për oficerin e Policisë Th.Z., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, (në kohën e procedimit). Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi B.L., nga Fushë Bulqiza, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “’Falsifikim i dokumenteve’’ dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Pas disa muaj hetimesh me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore, veprimtaria e kundërligjshme e subjekteve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprat penale. Mekanizmi i aktivitetit kriminal dyshohet se nis me prerjen e drurëve, transportin, magazinimin e më pas transportin e tyre për shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë e Lezhë. Pjesë e tregtimit të paligjshëm ishte dhe një minierë, që furnizohej me trupa e shtylla druri që shërbenin për procese të aktivitetit të saj. Hetimet vijojnë dhe materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër.#08009090SHÇBA./ Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV