Eurostat: Shqiptarët të tretët në botë që i’u refuzohet hyrja në BE, ja sa persona u larguan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tretët për numrin e personave të cilët janë urdhëruar të largohen.

Në vitin 2019, rreth 717 mijë qytetarëve nga vendet jo të Bashkimit Europian iu refuzua hyrja në BE, në një nga kufijtë e saj të jashtëm, shifër që është rritur me 58% krahasuar me 454 600 persona në vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.

Numri më i lartë i qytetarëve jo-BE, që iu refuzua hyrja në BE në vitin 2019 ishin marokenë (489 900), ndjekur nga qytetarët e Ukrainës (66 500) dhe të Shqipërisë (22 800).
Një shumicë e madhe e refuzimeve të hyrjes u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600): së bashku këto tre shtete anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve jo-BE që iu refuzuan hyrjen në BE në vitin 2019.

Shqipëria renditet e treta edhe për numrin e qytetarëve që janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së.

Eurostat raporton se në 2019-n, numri më i lartë i personave që u urdhëruan të linin territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian u konstatua për ukrainasit (37 100), marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30 900).

Numri i qytetarëve jo të BE- që u urdhëruan të largohen në 2019-n u rrit me 8%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 491 mijë persona.

Midis Shteteve Anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE të urdhëruar të linin territorin e saj në vitin 2019 (123 800), e ndjekur nga Greqia (78 900), Gjermania (47 500) dhe Spanja (37 900).

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Në vitin 2019, nga ata që u lëshua urdhër për të lënë territorin e një Shteti Anëtar të BE-së, u kthyen jashtë BE rreth 142 mijë persona; një ulje prej 2.5% kur krahasohet me një vit më parë (145 900).

Polonia raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE që ikën nga BE (25 900), e ndjekur nga Gjermania (25 100), Franca (15 600), Spanja (11 500) dhe Holanda (11 100): së bashku këto Shtete Anëtare përbënin gati dy të tretat (63%) të të gjithë qytetarëve jo-BE të kthyer jashtë BE-së në vitin 2019.

Ukrainasit (27 200) kryesuan listën e qytetarëve jo-BE të kthyer në një vend jo të BE-së, të ndjekur nga shqiptarët (15 400), marokenët (10 200) dhe gjeorgjianët (8 600)./Monitor

Të fundit

Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për...

Dështimi i radhës për Newcastle, Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Man Utd

Sulmuesi i RB Leipzit, Benjamin Sesko thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United, para një transferimi këtë verë. Sipas...

“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe...

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë, kur Evropa ende mblidhte copat...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV