Kabo: Mjekët shqiptarë që kanë bërë historinë e mjekësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një diskutim këto muaj të pandemisë për cilësinë e mjekëve shqiptarë. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Përparim Kabo tha se Shqipëria ka një traditë shumë të mirë që nis nga vitet ‘20-‘30 me Hamdi Sulçebe, Shefqet Ndroqi, Frederik Shiroka të cilët erdhën nga studimet e kryera jashtë dhe kontribuon në Shqipëri e cila në atë periudhë ishte analfabete dhe e zhytur në varfëri. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Kabo tha se brezi i ri i mjekëve e ka çuar më tej  këtë traditë. Ai përmendi Alketa Koroshin, Edvin Prifti, Silva Bino, Tritan Kalo, Gent Sulçebe etj. 

-Jeni shprehur për mjekët. Do doja të na thonit sot diçka për ta.

-Ne kemi ende mjekë shumë të mirë. Kur them “ende” jam pak skeptik sepse a do vazhdojë tradita? Kjo traditë e mjekëve të mirë u krijua që gjatë periudhës së mbretërisë. Një pjesë studiuan jashtë dhe erdhën këtu kur Shqipëria ishte me 90% të popullsisë analfabete dhe ku kishte moçale kudo dhe higjiena linte për të dëshiruar, niveli i zhvillimit ekonomik ishte shumë i ulët, cilësia e ushqimit linte shumë për të dëshiruar. Erdhën lëtu dhe filluan të merreshin me sëmundjet ngjitëse të asaj kohe, që bënin namin në Shqipëri. Ne kishim një Sulçebe që studiuoi në Austri, pastaj studioi dhe në Harvard dhe erdhi dhe në Shqipëri. Dhe me t’u hapur Radio Tirana filloi emisionin për të këshilluar nënat e reja se si duhet të silleshin me fëmijët. Ne kishim një profesor Ndroqi apo një profesor Shiroka. Kjo traditë e mirë vazhdoi edhe në periudhën e diktaturës. Shumë nxënës të tyre morën nga përvoja e tyre , vazhduan punën e tyre dhe u kualifikuan në ato mundësi që iu jepte ai sistem brenda dhe jashtë vendit. Edhe tani kemi mjekë shumë të mirë. Dhe një pjesë të tyre unë i kam miq intelektualë. Nëse do një nefrolog ai është Alketa Koroshi. Këshilla për ne se si të sillemi me shëndetin personal dhe shëndetin publik. Nëse flas për Edvin Priftin e kam mik intelektual. Ai është kardiokirurg por ka studiuar dhe për molekulën, ADN-në, ka kualifikime në Kanada. Nëse flas për Silva Binon, unë nuk e njoh sot. E njoh të paktën që nga viti 1992. Dhe e kam njohur në historitë personale. Kur Silva Bino merret nga OBSH dhe kontrollon të tëra qendrat sanitare në kufirin hungarez në kohën kur ajo duhet të shprehej se a i plotëson kushtet Hungaria për t’u pranuar në BE. Atëherë ky është një personalitet i OBSH-së. Është edhe profesor Tritan Kalo. Të cilin unë e kam mik familje. Mjekët duhen respektuar./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

https://www.youtube.com/watch?v=jJajJm62HGM

 

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV