OFL-ja kërkon deklarimin e pasurisë për 4 shtetas, mes tyre një grua(Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OFL vazhdon operacionin e saj ndërsa sot i ka kërkuar deklarimin e pasurisë 4 shtetasve të denuar më parë për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Erdi Oshafi, Gentian Elmazi, Gjylystane Elmazi dhe Selfo Skënduli

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet ne njoftimin e policisë.

Njoftimi i plote:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. O.,  banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

G. E., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Gj. E., banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

S. S.,  banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Lexo edhe :  Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV