Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, duke zgjatur gati 60 minuta.
Mësohet se opozita jashtëparlamentare i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit dhe ka kërkuar që të diskutohet vetëm atë çfarë ka mbetur pa u mbyllur, çështje teknike, nga ajo marrëveshje.
Opozita e Bashkuar ka kërkuar që çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik dhe të marrë betimin e OSBE-ODIHR.
/En.Br./Fjala.al