Vijon të rritet numri i viktimave në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 8 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 158.
Ndërkohë nga 420 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 181 persona. Ndërsa 136 pacientë kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë
Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804. Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 77 raste,komuna Gjilan17 raste,komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas6 raste,komuna Fushë Kosovë6 raste,komuna Lipjan6 raste, komuna Podujevë6raste, komuna Dragash4 raste, komuna Deçan3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq,Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.
/Re.Gu/Fjala.al