Të shtëna me armë në Velipojë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në plazhin e Velipojës.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka mbetur një person i plagosur, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe mësohet se janë vënë kërkim të autorit dhe të të plagosurit

Shkëmbimi me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të lokaleve të plazhit. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

/En.Br./Fjala.al