Yuri Kim: “5 Qershori” tani është ligj, palët të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit për kodin e ri zgjedhor, duke u shprehur se tashmë ajo është ligj.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane se i vjen mirë që Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç asaj që dakordësuan në atë marrëveshje, duke iu bërë thirrje palëve që të marrin pjesë dhe të jenë transparentë.

“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit.  Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën.” shkruan Yuri Kim.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV