E konfirmojnë përfaqësuesit e Mel Gibson: Po rezultoi pozitiv me Covid-19, kaloi një javë në spital

Aktori i famshëm Mel Gibson u shtrua në spital për një javë pasi rezultoi pozitivë me Covid-19 në muajin prill. Përfaqësuesit e 64-vjeçarit thanë se ai rezultoi pozitivë me koronavirus dhe më pas kaloi një javë në spital.

“Ai u trajtua me ilaçin Remdesivir, ndërsa ishte në spital, dhe më pas ka testuar shumë herë negative, gjithashtu ai ka rezultuar pozitiv për antitrupat”.

Pavarësisht se është Australian, Mel ka banuar në Shtetet e Bashkuara për disa dekada.
Ndërkohë në SHBA është shënuar numri më i madh i vdekjeve nga koronavirusi, me 146,000 vdekje deri më sot dhe katër milion banorë që testuan pozitivë.

Aktori u shkarkua nga sekuenca e Netflix Chicken Run përsëri në qershor pasi Winona Ryder e akuzoi atë për antisemitizëm. Mel u shfaq në filmin origjinal 2000 si Rocky./Re.GU/Fjala.al