Pas ambasadorëve Meta takim me Bashën: Mos bjer pre e provokimeve, ndryshimet do të dekretohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimit me ambasadorët e BE-së, Presidenti Meta ka zhvilluar një takim urgjent me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Këtë lajme e ka bërë të ditur vetë Meta në një postim në “Facebook” ndërsa ka shkurar se e ka siguruar Bashën që do të dekretojë ndyshimet e Kodit Zgjedhor dhe i ka kërkuar mos të bjerë pre e provokimeve.

Mesazhi i Metës:

Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Eksperti i sigurisë: Florenc Çapja u dëbua nga Dubai, nuk u ekstradua

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ishte këtë të premte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka folur...

Makina përplas kalimtarët në qendër të qytetit! Disa të plagosur, edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë...

“Mos merrni gomarin me samarin blu”, Rama: Makina e PS të çon në BE

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi, bëri dhe një krahasim mes PS dhe PD. Ai tha se Partia Socialiste është një super...

“9 ditë na ndajnë nga fitorja”, Berisha nga Fushë-Kruja: 1-shi është numri i Zotit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Fushë-Krujës u shpreh se edhe 9 ditë e ndanë...

Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë dhe ushqime!

Luftimet po shpërthejnë në Gaza pasi furnizimet me ushqime po mbarojnë, ka njoftuar një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndërsa bllokada totale e linjave...

Lajme të tjera

Web TV