Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, ja çfarë kërkojnë palët për listat e hapura

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Këshillit Politik të reformës zgjedhore pas gati dy orësh diskutime.

Në fokus të diskutimit në mbledhjen e sotme kanë qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe listat e hapura.

Opozita jashtë parlamentare ka propozuar hapjen 100% të listave

Propozimi për hapjen e listave 100% u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa mazhoranca kërkon që vetëm 2/3 e listave të jenë të hapura dhe 1/3 të jetë e mbyllur për ruajtjen e  kuotës gjinore.

/En.Br./Fjala.al