Aktivisti i “kthehet” ashpër Vilma Nushit: “Mos na përzie stomakun. Ta bëftë Zoti, siç ke shpirtin!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Briken Fejzullai, aktivisti i shoqërisë civile Briken Fejzullai ka reaguar ashpër lidhur me letrën e biznesmenes Vilma Nushi e cila po kurohet në Turqi nga koronavirusi.

Në një postim në Facebook, Fejzullai shkruan, se Nushi ka qenë dikur një grua e respektuar, ndërsa tashmë po përpëlitet të pastrojë emrin, të cilin e bëri pis nga tahmaja e madhe.

Me tej ai ka shtuar, se ata që e mallkojnë, e bëjnë për shkak të tenderave në hije që ka marrë, me paratë e të cilëve mund të kuroheshin mijëra shqiptarë.

Fejzullai nuk ka lënë pa ironizuar sipërmarrësen, duke shkruar se nuk pranon të marrë mjekësinë falas në vendin ku mbushi thasët me para, por i hipën avionit për t’u kuruar në Turqi.

Reagimi i plotë

E dashur Vilma! Lexova me shumë vëmendje letrën e hapur që ke shkruar nga spitali ku po kurohesh në Turqi. Ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte mungesa e paqes dhe mllëfi i madh me të cilin po përjeton rikuperimin tënd, por mbi të gjitha, nevoja jetike për të pastruar emrin, të cilin (në këndvështrimin tim), nëse do kishe ndërgjegjen e pastër, nuk do kishe absolutisht nevojë ta fusje vetë, nëpër mekanizma “vettingu”. Ti dikur, ke qenë nga njerëzit shembull për t’u ndjekur në botën e biznesit.

Një njeri që siç thua ti, nuk u përkul dhe nuk hoqi dorë nga puna e ngritur me mund dhe djersë, as në ditët më të zeza (ato të rrëmbimeve në stil mafioz). Ishe një njeri i nderuar dhe i respektuar nga burra a gra, kudo nëpër Shqipëri. Personalisht, jam ndjerë krenar që kam patur vazhdimisht ndër vite, marrëdhënie të shkëlqyera biznesi me kompaninë tënde, ku punojnë shumë njerëz të mrekullueshëm e me integritet të lartë moral e shoqëror.

Më vjen sinqerisht keq të të shoh sot teksa përpëlitesh për të pastruar emrin të cilin, fatkeqësishit nga tahmaja apo nga mania për t’u ndjerë e gjithëpushtetshme, bëre pis me duart e tua. Mendoj dhe besoj se në këtë ditë të vështirë për ty, nuk të mallkon njeri sepse je një businessëomen e sukseshme, e cila ka arritur majat.

Lexo edhe :  Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Ti u bëfsh më e pasur se Jeff Bezos, Elon Musk apo Jack Ma; deri ditën kur paratë i bën me djersë dhe mund! Ia uroj gjithkujt që punon ndershëm; ty “in primis” sepse je një grua/një nënë, në një botë të egër burrash. Ty e dashur Vilma, nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon sepse; edhe pse me një kompani solide ku punësohen qindra shqiptarë, harrove se çdo të thotë të jesh shqiptar e të kesh halle shqiptari.

Nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon; sepse në vendin më standardin më të ulët të mjekësisë në Evropë, përmes tenderave plot hije (për të qenë gentleman, them plot hije), more paratë me të cilat mund të kuroheshin mijëra shqiptarë nëpër spitale të reja dhe i ndave me një bastard si Beqja e me një kryebastard si shefi i tij. E tani që të vjen rradha ty të marrësh mjekësinë “falas” të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa patur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi;

sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra. Ndaj e dashur; të lutem shërohu sa më shpejt për të dashurit e tu, por bëje në heshtje e mos na përziej shumë stomakun, me moralin tënd patetik! Thënë kjo; të uroj me zemër atë që i uroj çdokujt në jetë, përfshirë vetes time: Ta bëftë Zoti, siç ke shpirtin!/Fjala.al/Ke.Ba

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=992057417931469&id=100013816604851

Të fundit

‘5D’/ GJKKO dënon me burg drejtoreshën Deborah Keçi dhe disa zyrtarë të Bashkisë

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg drejtoreshën Deborah Keçi, për çështjen 5D. Dënimin me burg gjykata ia...

U dhunua brutalisht nga i dashuri/ Gjendet pa shenja jete 14-vjeçarja

14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u gjet e vdekur në një...

Trump provokon pas deklaratës së Mbretit, “nuk heq dorë” nga Kanadaja

Nëse Kanadaja “shqyrton” heqjen dorë nga shtetësia e saj në këmbim të mbrojtjes nga sistemi i propozuar i mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”,...

Liderët botërorë si fëmijë, seriali i ri rus për t’u shpjeguar gjeopolitikën të vegjëlve

Në Rusi ka nisur transmetimi i një seriali të ri të animuar për fëmijë me përmbajtje propagandistike dhe tematikë gjeopolitike. Seriali, i quajtur Sandpit,...

Shpresa shuhet në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen nga sulmet izraelite

“Nervat e mia janë të thyera”, thotë Noura, një grua 26-vjeçare palestineze, duke shpjeguar se ka mbetur “pa asgjë”. Pas vitesh trajtimi me IVF, ajo...

Lajme të tjera

Web TV