Dorëzohet Takaj: Nuk ka shanse që të luajmë në Evropë, për Dajën do të flasim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka luftuar deri në fund, duke synuar mbase të mbajë lart moralin e “trupave të tij”, por më në fund edhe ai është dorëzuar, teksa jo vetëm matematika, por edhe arsye të tjera jashtë mundësive të klubit, i kanë mbyllur edhe për një vit tjetër dyert e Evropës për Skënderbeun. “Nuk ka shanse që të luajmë në Evropë”, ka deklaruar Presidenti i Skënderbeut, Artan Takaj, teksa skuadra korçare po mbyll një tjetër sezon, i 4-ti nga dënimi 10-vjeçar i UEFA-s.

“Për këtë vit duket se nuk ka fare gjasa që të shkojmë në Evropë”, – ka pohuar kreu i klubit korçar, duke folur para barazimit pa gola që skuadra e tij arriti të premten në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Kukësit, në takimin e vlefshëm për javën e parafundit të këtij sezoni të Kategorisë Superiore. – Për shkak se vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës (ku Skënderbeu ka apeluar vendimin e UEFA-s) po zgjat shumë dhe po na prish planet për sa i përket sezonit të ardhshëm.”

Një pohim i tillë ngre edhe pikëpyetjen tjetër, atë të hipotezës së kalimit të përfolur të trajnerit Ilir Daja tek Partizani. “Kjo është në varësi, është i Skënderbeut, – ka deklaruar Takaj, duke folur lidhur me këtë çështje. – Ashtu i kemi marrëdhëniet me Ilir Dajën. Nëse do të biem dakord do e lëmë të iki. Ai është i Skënderbeut dhe, nëse ka një vendim pozitiv nga Gjykata Federale e Zvicrës, nuk lëviz Ilir Daja nga Skënderbeu, këtu ua siguroj unë.”

Takaj ka vijuar të përgëzojë edhe kampionen e sapokurorëzuar, Tiranën. “Unë jam president i Skënderbeut, kënaqem kur e marrin titullin sportivisht siç e mori Tirana, – ka thënë ai. – Ta gëzojë. Nuk ia mori askujt. E meritonte titullin këtë vit si asnjëherë tjetër.” Vetë Daja ka pohuar gjatë javëve të fundit se e ardhmja e tij varet nga vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës, por nuk e ka mohuar se, në rast të një vendimi negativ, ai do të rishikonte pozicionin e tij në stolin korçar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV