Ermonela Jaho nominohet si “Këngëtarja e Vitit” në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nominuar për çmimin “Këngëtarja e Vitit” nga OPUS KLASSIK 2020, i cili është një trofe që jepet për muzikën klasike në Gjermani.

Jaho është soprano me famë botërore dhe shpesh herë është vlerësuar me çmime të mëdha, duke u përfshirë edhe në listën e tetë këngëtarëve më të mirë lirikë në garë për çmimin prestigjoz “International Opera Awards”.

Ndërsa së fundmi ajo është përzgjedhur në mes të emrave më të mirë të muzikës klasike për të shpallur fituesin e vitit në Gjermani.

Ky lajm u bë publik nga OPUS KLASSIK përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka nxjerrë listën me të gjithë të nominuarit.

https://www.facebook.com/watch/?v=1574857146022191

Vetë sopranoja shqiptare është shprehur shumë e lumtur për këtë nominim.

Postimi i OPUS KLASSIK:

Emërtimet OPUS KLASSIK 2020 – Këngëtari i vitit

Ne do të paraqesim të nominuarit për OPUS KLASSIK 2020 në javët në vazhdim dhe do të fillojmë me kategorinë e shkëlqyer “Këngëtarja e vitit”:

– Cecilia Bartoli

– Diana Damrau

– Lise Davidsen

– Joyce DiDonato

– Elsa Dreisig

– Ermonela Jaho

– Renée Fleming

– Elina Garanca

– Véronique Gens

– Angela Gheorghiu

– Sunhae Im

– Sara Jakubiak

– Simone Kermes

– Marianne Beate Kielland – mezzosoprano

– Magdalena Kozena

– Regula Mühlemann

– Hanna-Elisabeth Müller

– Valentina Nafornita

– HERA Hyesang Park / Marianna Pizzolato

– Marlis Petersen

– Patricia Petibon

– Marina Rebeka

– Eva Resch

– Nuria Riall

– Gerhild Romberger

– Esther Valentin – mezzo-soprano/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV