Formula 1/ Anulohen 3 gara “amerikane”, shtohen 3 gara evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Formula 1 ka bërë të ditur se ka anuluar garat e Çmimit të Madh të SHBA-së, Meksikës dhe Brazilit, si rezultat i krizës së shkaktuar nga epidemia e virusit korona në ato vende. Me rritjen e shkallës së infektimit në këto 3 shtete, drejtuesit e Formulës 1 thonë se do të ishte e papërgjegjshme që këto gara të mbahen.

Në vend të tyre, për të plotësuar kalendarin, bëhet e ditur se 3 gara të tjera në Evropë pritet t’i shtohen Botërorit të këtij viti. Kështu, do të ketë rikthim në Nurburgring në Gjermani, në Imola në Itali, ndërsa debutimin në Formula 1 do të bëjë edhe pista e Portimaos në Portugali.

Çmimi i Madh i SHBA-së, në Ostin të Teksasit, ishte e parashikuar të zhvillohej më 23 tetor 2020, gara e Meksikës në Meksiko Siti një javë më vonë, ndërsa ajo e Brazilit më 13 nëntor 2020. Megjithatë, zyrtarët e Formula 1 e kanë pranuar se do të jetë e pamundur që këto gara të zhvillohen.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Lajme të tjera

Web TV